Kërkohen Moderatorë për Forum

AHH Forum
Siç e dini t’gjithë, AlboHipHop.com posedon forumin i cili mundëson adhuruesve të kulturës urbane të diskutojnë tema prej më të ndryshmeve. Me këtë shkrim, AlboHipHop.com shpallë:

KONKURS PËR MODERATORË

Tani ka ardhë koha për një frymë t’re në forum. Nëse jeni të interesuar të bëheni moderatorë në AHH Forum, ju mirëpresim juve dhe kontributin tuaj. Nëse dëshironi vetëm të merrni pjesë n’forumin tonë poashtu jeni t’mirëseardhur.

Për tu konsideruar për moderatorë, pjesmarrësi i forumit duhet t’i mbushë këto kriterie:

  • Reputacioni – pjesmarrësi që dëshiron të bëhet moderatorë duhet të ketë reputacion të lartë në forum. Reputacioni përcakton aktivitetin e pjesmarrësve në forum.
  • Sjellja – moderatori duhet të jetë i mirësjellshëm dhe me qëndrim pozitiv. Forumet nganjëherë kan pjesëmarrës që shajnë në postimet e tyre. Moderatori nuk guxon t’ju bashkangjitet apo të sillet si njëri prej këtyre personave. Moderatori duhet t’jetë shembull për tjerët n’forum.
  • Kontributi – moderatori duhët të jetë në gjendje të marrë pjesë në AHH Forum së paku 3 orë në ditë. Në këtë kohë mund t’moderohen tema të diskutimit, të shkruhen përgjigje në pyetje t’pjesmarrësve tjerë, etj. Nëse vetëm jeni pjesëmarrës të forumit, performansa juaj do të përcillet nga moderatorët momental të forumit.

Ku të Aplikohet?

Të gjithë të interesuarit duhet t’ju regjistrohen në AHH Forum. Pasi t’keni lexuar kriteriet e lartshënuara, ju lutemi kontaktoni më moderatorët: ZoZo, Gods Numba 7, Royal, apo A-G.

Ekskluzive

Intervista

AlboHipHop në Facebook

AHH Forum


Fatal error: Call to undefined method WP_Error::get_item_quantity() in /home/albohh/public_html/wp-content/themes/ahh/sidebar-forum.php on line 7